Tmerr në Florida, 40 vjeçari “monstër” përdhunon dy vjeçaren
Një vajzë vetëm 2 vjec është përdhunuar nga një dyzetvjecar dhe është lënë mes gjakut në dyshemenë e banjës.

Autoritetet amerikanë janë "ngritur në këmbë" për të arrestuar Robert Lopez, një 40-vjeçar nga Immokalee, në kontenë e Collier, në Florida, i akuzuar për përdhunim.

Ngjarja e rëndë u denoncua nga të afërmit e të miturës, pasi e gjetën të larë në gjak në dysheme.

afërmit e saj e çuan në spital, duke menduar se ishte lënduar duke u rrëzuar, por nga ekzaminimet e kryera u zbulua e vërteta. Menjëherë pas kësaj u bë denoncimi dhe policia u vu në gjurmët e 40-vjeçarit i cili është në arrati, pas deklarimit të marrë edhe nga e mitura.

Lopez rezulton person me precedentë penalë, i cili gjatë 16 viteve të fundit ka hyrë dhe ka dalë disa herë nga burgu, ku mes akuzave rëndon edhe ajo e dhunës në familje dhe mashtrimi.

Policia ka bërë një apel ndaj qytetarëve, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e tij, duke e konsideruar si një person me rrezikshmëri të lartë.

Vogëlushja pas ngjarjes së të premtes së lënë pas, aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë që krahas mjekëve po asistohet edhe nga një ekip psikologësh për të përballuar atë që ka ndodhur.
Shtuar më 15/10/2019, ora 09:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori