Spektakël në “Teatrin e Ëndrrave”, Man.United mposht Liverpool-in (VIDEO)

 

Manchester United ka arritur të mposhtë Liverpool-in në “Old Trafford” në kaudër të ndeshjes së tretë në Premier League.

Vendasit arritën të zhbllokonin rezultatin që në minutën e 16 me Jadon Sancho, i cili merr asist perfekt nga Elanga.

Gjatë 45 minutavë të para të dyja skuadrat do të krijonin raste, por ekipet do të shkonin në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0.

Pjesa e dytë nis aty ku mbaroi e para, me ritëm dhe spektakël. Është sërish United që gjen shpejt golin e dytë më Rashford në minutën e 53.

Liverpool shton forcat përpara, por mbrojtja e United pa Maguire është ndryshe. Miqtë do të arrinin të ngushtonin rezultatin vetëm në minutën e 81 me Salah.

Edhe pse në minutat e mbetyra adrenalina shtohet akoma edhe më shumë, rezultati nuk ndryshon.

Liverpool vazhdon pa fitore këtë sezon, ndërsa skuadra e Ten Hag siguron fitoren e parë./albeu.com