Tmerr në ajër për 233 pasagjerë, avioni ulet në fushën me misër (FOTO LAJM)

Një avion i Ural Airlines është ulur në një fushë me misër në afërsi të Moskës pak më parë për shkak se në motorët e tij janë përplasur një tufë zogjsh që po fluturonin aty pranë duke rrezikuar sëriozisht jetën e 233 personave që po fluturonin nga Krimea në kryeqytetin rus.

Pasi janë përplasur me tufzën e zogjve, pilotët e avionit Airbus A321 kanë dhënë alarmin për daljen jashtë funksioni të motorëve duke kërkuar një vend ku të ulen, raporton Albeu.com.

E vetmja mundësi ka qenë një fushë me misër aty pranë.

Për fat të mirë nuk ka asnjë viktimë ndërsa numri i të lënduarëve vërtitet në rreth 30.
Shtuar më 15/08/2019, ora 11:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori