Tmerr në ajër, avioni i mbushur me pasagjerë merr flakë në fluturim (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë që mund të kishte përfunduar në tragjedi është filmuar në Barcelonë të Spanjës.

Bëhet fjalë për një avion pasagjerësh i cili u filmua teksa nxirrte flakë nga motori ndërkohë që ishte në fluturim.

Motori i avionit mori flakë fare pak kohë pasi ishte ngritur nga Barcelona në Spanjë. Fluturimi i kompanisë ajrore izraelite Arkia ishte nisur drejt Tel Avivit, por stafi u detyrua që ta kthente atë mbrapsht.

Autoritetet shpallën menjëherë emergjencën dhe avioni mbajti një lartësi prej 900 metrash, para se të kthehej në pistë pas 30 minutave.

Avioni në fjalë i përkiste kompanisë Boeing model 767 dhe ishte 23-vjeçar. /albeu.com/

Shtuar më 26/04/2019, ora 13:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori