Tmerr, luani vret vajzën 10 vjeçare në oborrin e shtëpisë
Teksa po luante në oborrin e shtëpisë një vajzë ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Kjo pasi vajza është sulmuar nga një luan që ka ka hyrë në oborr.

Ka qenë xhaxhai i vajzës së vogël që pa se luani po tërhiqte zvarrë 10-vjeçaren rreth 300 metra nga shtëpia.

Pasi xhaxhai i saj vuri re se çfarë po ndodhte, me ndihmën e një banori, mundi të merrte trupin e vajzës, por fatkeqësisht vogëlushja kishte humbur jetën.

“BBC” shkruan se ngjarja ka ndodhur në një zonë rurale në Zimbabve. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2018, ora 21:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori