Tjetër skandal, ylli i Playboy-it zbulon detajet e "lidhjes" me Donald Trump (FOTO LAJM)
Uragani
Daniels emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, një yll i filmave për të rritur
pretendon se ka pasur një marrëdhënie me Donald
Trump në vitin 2006, vetëm katër muaj pasi gruaja e tij Melania kishte lindur djalin e tyre, pasi e takoi atë në një kampionat të
famshëm të
golfit.
Daniels pretendon se e ka takuar z.
Trump në turneun e
golfit të
famshëm amerikan Century në korrik 2006.
"Ai vazhdoi të më shikonte dhe pastaj përfunduam duke hipur në të njëjtën karrocë të
golfit së bashku", tha ajo, duke shtuar se më vonë ai kërkoi numrin e saj të telefonit, përcjell albeu.com
"Pastaj më pyeti nëse doja të darkoja me të atë natë. Dhe unë thaash "Po" sigurisht!"
Megjithatë, ajo tha se kur arriti në dhomën e hotelit z.
Trump, ajo u prit nga një truproje i quajtur Keith dhe
Trump ishte duke parë televizor me pizhame sportive.
Daniels pohoi, "
Trump më tha se do të më telefononte përsëri dhe se jam e mrekullueshme".
Daniels shtoi se më vonë u takua me Z.
Trump edhe herë të tjera duke përfshirë edhe në një shtëpi njëkatëshe të tij private në Los Anxhelos.
Z. Cohen, avokati personal i presidentit, tha: "Presidenti
Trump edhe njëherë mohon me forcë çdo ngjarje të tillë, që ka lidhje me znj.
Daniels." /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018,
ora 11:31