Tjetër pengmarrje në Francë, por kjo s'ka lidhje me terrorizmin (FOTO LAJM)

UPDATE - Vetëm pak minuta pasi ka përfunduar odiseja e një masakre, një pengmarrje raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Montpellier në Francë.

Prokurori i Përgjithshëm i Francës, Barret ka deklaruar se pengmarrja në një argjentari në Montpellier, nuk ka lidhje me terrorizmin dhe se është bërë pas dështimit të një grabitjeje.

Sipas Prokurorit, dy gra janë marrë peng ndërsa akoma nuk dihet se sa është numri i pengmarrësve. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 19:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori