Mori peng 2 persona në afërsi të Parisit, pranga autorit
Dy persona në një zyrë postare në Colombes, pranë Parisit, janë mbajtur peng për disa orë ditën e sotme, ndërsa policia ka mundur të arrestojë autorin. Sipas burimeve policore, pengjet e tij u liruan në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pa ndonjë lëndim.

”Dy pengjet nuk janë plagosur. Nuk ka pasur sulm, pengjet kanë dalë të tronditur, por jo të plagosur”, sqaron policia francezë.

Menjëherë pas raportimit të ngjarjes, forca të shumta policie u vendosën pranë zyrës ku kishte ndodhur pengmarrja.

Pengmarrësi është i njohur për policinë si kriminel i rëndomtë dhe hetuesit kanë hedhur poshtë çdo lidhje me sulmet kundër "Charlie Hebdo" dhe një supermarketi hebre, ku si pasojë humbën jetën 17 persona javën e kaluar në Paris. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori