Foto e partneres së tij me ish-të dashurën “theu” rrjetin, por çfarë tha vetë Justin Bieber

Teksa pozuan së bashku, Selena Gomez dhe Hailey Bieber bënë me dije se nuk ka asnjë keqkuptim mes tyre për shkak të Justin Bieber. Hailey, gruaja e Justin-it dhe ish e dashura e tij, Selena u përqafuan teksa pozuan bashkë në Gala-në Vjetore të Muzeut të Akademisë në Los Anxhelos.

Një burim për “Entertainment Tonight” tha se vajzat “donin t’i tregonin botës se nuk ka më keqkuptime dhe ndjenja të këqija mes tyre”. Sa i përket Justin-it, burimi theksoi se ai është i lumtur që kanë ecur përpara. “Justin është shumë i lumtur me faktin që po ecin përpara dhe se ka paqe mes të gjithëve“.

Këto foto të Selenës dhe Hailey-t vijnë vetëm pak javë pasi kjo e fundit foli rreth akuzave se ka ndërhyrë mes ish çiftit. Ajo tha se lidhja me Justin nisi kur ai i kishte dhënë fund përfundimisht me Selenën dhe se kishte folur me këtë të fundit kur ata u martuan në vitin 2018.