"Twitter" mbyll me urgjencë mijëra profile të përdoruesve
Rrjeti social "Twitter" ka mbyllur më shumë se 376.890 profilepërdoruesve në pjesën e dytë të vitit të kaluar.

Kompania ka njoftuar se mbyllja e këtyre profileve është bërë për shkak të "promovimit të terrorizmit", gjë e cila u rrit me 60% në krahasim me 6 muajt e parë të vitit 2016.

Por Facebook dhe rrjetet e tjera sociale janë nën presion nga qeveritë në gjithë botën që të bllokojnë militantët, të cilët e përdorin Internetin për rekrutim dhe për lansimin e sulmeve dhe se këto kërkesa janë rritur ndjeshëm nga qeveritë e ndryshme gjatë periudhës së dytë të vitit që lam pas. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2017, ora 08:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori