Timoshenko vizitohet nga dy mjekë gjermanë
Dy mjekë gjermanë takuan të premten opozitaren e burgosur, Julia Timoshenko, në Kharkiv, bëri të ditur sot klinika Universitare, "Charité", në Berlinin, për të cilën ata punojnë.

Të shoqëruar nga një përfaqësues i qeverisë gjermane, drejtori i klinikës Universitare, "Charité", në Berlin, Karl Max Einhäupl dhe kreu i shërbimit ortopedik të klinikës "Charité", Norbert Haas, shkuan gjithashtu në spitalin publik të Kharkivit, të propozuar nga qeveria ukrainase për të kuruar atje opozitaren, Timoshenko.

"Kjo vizitë kishte për qëllim për të verifikuar nëse opozitarja Timoshenko mund të kurohej në spitalin publik të Kharkivit", deklaroi zëdhënësja e klinikës, "Charité". /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2012, ora 15:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori