"Times square" rihapet pas gjetjes se nje autobombe
Albeu.com
Autoritetet e Nju Jorkut hapën Sheshin Times për makinat dhe këmbësorët, disa orë pas paralajmërimit për vënien e një bombe që i detyroi ata të evakuonin qendrën e argëtimit të qytetit.
Policia largoi sot nga sheshi një makinë ku ishte vënë një mjet shpërthyes, për të cilën Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Majkël Blumberg tha se do të ishte bërë shkak për një “ngjarje të rëndë vdekjeprurëse”. Gazeta “New York Times” citon zëdhënësin e policisë së qytetit, i cili tha se kur makina u gjet mbrëmë ishte në fazën e shpërthimit, por nuk funksionoi.
Shtuar më 03/05/2010, ora 03:13
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori