Timermans: Pa Serbinë në BE, nuk ka stabilitet në Ballkan
Në një intervistë për agjencitë serbe të lajmeve Fonet dhe Beta, ministri i Jashtëm i Holandës, Frans Timermans, deklaron se nuk mund të ketë stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor nëse Serbia nuk bëhet pjesë e BE-së.

Sipas tij, është reale të pritet që negociatat e Serbisë me BE-në të fillojnë vitin e ardhshëm, edhe pse, pohon se, Serbinë e pret një punë e gjatë dhe e mundimshme.

Shefi i diplomacisë holandeze thotë po ashtu se Holanda dëshiron të jetë vend partner i Serbisë gjatë procesit të integrimit evropian.

"Besoj se duhet të punojmë së bashku në këtë proces, sepse kjo është me rëndësi për stabilitetin e tërë rajonit. Nuk mund të ketë stabilitet nëse Serbia nuk integrohet plotësisht në strukturat europiane, nëse Serbia e dëshiron këtë gjë. Unë mendoj se kjo është tejet me rëndësi",-theksoi Timermans. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2013, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori