Tillerson takohet me katërshen anti-Katar
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson u takua sot në Xhedah në Arabinë Saudite me homologët e tij nga katërshja kundër Katarit, duke vazhduar një ndërmjetësim të vështirë në këtë krizë diplomatike të pazakontë në zonën e Gjirit.

Tillerson më parë kishte vajtur në Doha dhe në Kuvajt, që është një tjetër ndërmjetës në mosmarrëveshjen që kundërvë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Egjiptin kundër Katarit për dyshime për mbështetje të grupeve ekstremiste dhe për lidhje me Iranin.

Një ditë më parë në Doha, Katari dhe SHBA-ja njoftuan nënshkrimin e një marrëveshje mbi luftën kundër financimit të terrorizmit, një përpjekje për t’iu përgjigjur akuzave të kundërshtarëve të Dohas, përcjell Atsh.

Po kjo marrëveshje është gjykuar e pamjaftueshme nga katër vendet arabe kundër Katarit, që shohin gjithashtu me sy të keq lidhjet e Dohas me Teheranin, rivali kryesor rajonal i Riadit. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2017, ora 19:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori