Sekretari amerikan i Shtetit, Rex
Tillerson theksoi sot gjatë një interviste në Turqi se fati i presidentit
sirian,
Bashar Al Assad do të vendoset nga populli
sirian.
“Fati i presidentit Asad, në afat gjatë, do të vendoset nga populli
sirian”, deklaroi
Tillerson gjatë një konference për shtyp në Ankara me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu.
Bisedime diplomatike të mbikëqyrura nga OKB mbi një rregullim
politik të konfliktit që shkatërron Sirinë kanë filluar që në vitin 2016, përcjell Atsh.
Por shumë sesione negociatash nuk kanë mundësuar të përparohet për shkak të distancimit të madh që ekziston mes palëve ndërluftuese mbi konceptin e tranzicionit
politik dhe të fatit të presidentit
Bashar Al Asad.
Shtuar më 30/03/2017,
ora 18:57