Tillerson: Gruaja më tha që të marr postin e Sekretarit të Shtetit
Rex Tillerson ka thënë se nuk donte të bëhej Sekretar i Shtetit amerikan, por gruaja e tij e bindi që ta pranonte këtë post.
Ish-shefi i kompanisë së naftës "Exxon Mobil" ka bërë të ditur se ai kishte ngurruar ta pranonte propozimin e Trump-it, derisa në lojë hyri gruaja e tij.

"Nuk e doja këtë punë, nuk e kërkova këtë punë", tha Tillerson gjatë një interviste dhënë gjatë fluturimit për në Azi.

"Gruaja ime më tha se më duhet ta merrja punën", theksoi Tillerson.

Ai thotë se asnjëherë më parë nuk e kishte takuar Trumpin, derisa e mori propozimin për punë.

"Kur Trump më pyeti në fund të bisedës nëse doja të bëhesha Sekretar Shteti, mbeta i shtangur", thotë ai, duke shtuar se shpresonte të pensionohej pas një karriere 40 vjeçare në kompaninë e naftës Exxon.

Tillerson tash thotë se është i kënaqur me zgjedhjen që ka bërë, edhe pse nga The Guardian ai është vlerësuar si Sekretari "më i dobët" në historinë amerikane. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2017, ora 13:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori