Tillerson e quajti Trumpin budalla?
Pas një sërë raportimesh mediatike, Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, nuk ka pranuar të përgjigjet nëse e ka quajtur ose jo Presidnetin Trump një budalla, e megjithatë konfirmoi se do të vijojë të ushtrojë detyrën e kryediplomatit të Shteteve të Bashkuara.

Në një konferencë për mediat, Tillerson theksoi se nuk e ka shqyrtuar për asnjë moment mundësinë e largimit nga posti që mban aktualisht.

“Zv Presidenti nuk është përpjekur të më bindë që të mbaj detyrën e Sekretarit të Shtetit, pasi nuk e kam konsideruar asnjëherë idenë e largimit nga detyra. Jam i ri në Uashington por e kam mësuar se ka persona që mundohen në një farë mënyre të avancojnë axhendën e tyre duke ngadalësuar axhendën e të tjerëve. Kjo është një përpjekje për të minuar linjën e Presidentit Trump dhe nuk ka për të qënë e suksesshme. Do t’a ushtroj detyrën time, deri në momentin që Presidenti e konsideron të arsyeshme.”

Por, i pyetur nga mediat nëse e quajti Presidentin një budalla, përgjigjia e Tillerson ishte kjo:

“Unë thjesht nuk do të përballem me gjëra të vogla si kjo. Dua të them, kjo është ajo që nuk kuptoj nga Uashingtoni. Sic e thashë, nuk do të bëhem pjesë e kësaj përpjekjeje për të përçarë këtë administratë.”

Pavarësisht qëndrimeve të Tillerson, mediat amerikane kanë shkruar se ka një ftohje në raportetet mes Presidentit Trump dhe Sekreatarit të Shtetit.
Shtuar më 04/10/2017, ora 23:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori