Tillerson akuzon Kinën për përmbysjen e rendit global
Pëlqej
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka sulmuar Kinën për përmbysjen e rendit global, siç tha, minimin e sovranitetit të fqinjëve të saj dhe për rolin e një aktori të papërgjegjshëm ndërkombëtar me politika grabitqare ekonomike. Komentet i bëri gjatë një fjalimi në qendrën strategjike e të studimeve ndërkombëtare mbi lidhjet amerikano-indiane.

Kina është sjellë në mënyrë shumë më pak të përgjegjshme se India, duke sfiduar rendin e bazuar në rregullat ndërkombëtare.

Aksionet provokuese të saj në Detin e Kinës jugore sfidojnë drejtpërdrejtë ligjin dhe rregullat ndërkombëtare të mbështetura nga SHBA dhe India”, tha Rex Tillerson.

Edhe pse theksoi se ishin të interesuar për një marrëdhënie konstruktive me Pekinin, shefi i diplomacisë amerikane shtoi se nuk do të mbyllnin një sy përballë veprimeve të padrejta të këtij vendi.

Deklaratat vijnë në një kohë ndërsa Tillerson përpiqet të bindë Pekinin të ushtrojë më shumë trysni ndaj Koresë së Veriut, e cila vazhdon të ndjekë ambiciet bërthamore dhe qëllimet për të sulmuar territorin amerikan.

Shtuar më 19/10/2017, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori