"Ti je gjysma e zemrës sime", presidenti filipinas këngë dashurie për Trump (VIDEO)
Pëlqej
Presidenti Rodrigo Duterte i ka dedikuar nje këngë dashurie filipinase presidentot amerikan Donald Trump.

Mediat e huaja raportojne se ai gjatë një darke zyrtare në Manila për liderët botërorë të pranishëm, rrembeu mikrofinin dhe kendoi kengen, te cilen më vonë tha se e këndoi nën urdhrat e Donald Trump.

Një prej vargjeve të këngës thotë: Ti je drita e botës, gjysma e zemrës sime. Pas këngës, Duterte sqaroi se e bëri këtë pasi u urdhërua nga komandanti i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duterte, që nganjëherë përshkruhet si "Trump i Lindjes" për shkak të stilit të tij të zhurmshëm, përcjell albeu.com.

Shtetet e Bashkuara dhe ish kolonia e saj, Filipinet, kanë qenë aleatë strategjikë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Por marrëdhëniet e tyre janë tensionuar nga shpërthimet anti-SHBA nga Duterte dhe entuziazmi i tij për lidhje më të mira me Rusinë dhe Kinën.

Më shumë se 3,900 filipinas janë vrarë në një luftë kundër drogës që Duterte deklaroi kur mori detyrën vitin e kaluar. Qeveria e tij thotë se policia vepron në vetëmbrojtje, por kritikët thonë se ekzekutimet po ndodhin pa përgjegjësi.

Duterte tha javën e kaluar se do t'i thoshte presidentit amerikan të "pushojë" nëse ai ngriti çështjen e të drejtave të njeriut kur u takuan.

Por Trump, i cili është kritikuar për neglizhimin e çështjeve të të drejtave në marrëdhëniet jashtë vendit, vlerësoi Duterte në maj për të bërë një "punë të pabesueshme në problemin e drogës". /albeu.com/

Shtuar më 13/11/2017, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori