Thirrja "e çmendur" e Erdoganit: Bëni nga 5 fëmijë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, u ka kërkuar shtetasve të tij që jetojnë në Bashkimin Europian, të bëjnë nga të paktën nga pesë fëmijë, duke shpjeguar se ata janë e ardhshmja e kontinentit dhe se kjo do të ishte përgjigja më e mirë ndaj "padrejtësisë" ndaj tyre.

"Jetoni në lagjet më të mira. Udhëtoni me makinat më të mira. Jetoni në shtëpitë më të mira. Bëjini jo tre, por pesë fëmijë.

Ju jeni e ardhmja e Evropës. Kjo do të jetë përgjigja më e mirë kundrejt padrejtësisë ndaj juve", ka thënë Erdogan.

Kujtojmë se këto komente të presidentit turk kanë ardhur pas përplasjeve me BE-në për referendumin për ndryshimet Kushtetuese e cila do t'i japë atij më shumë pushtet. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2017, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori