Theu rekord si berberi më i vjetër në botë, 107 vjeçari nuk ka ndërmend të heqë dorë
Anthony
Mancinelli është 107 vjeç dhe ka thyer rekord si berberi më i
vjetër në botë.
I lindur në Napoli në vitin 1911,ai emigroi në Nju Jork me familjen e tij në moshën 8 vjeç. Dhe
Mancinelli është futur në Librin e Rekordeve Gines në vitin 2007 në moshën 96
vjeçare.
Ai zotëron një sallon flokësh 'Fantastic Cuts' që është rreth 1 orë nga New York.
I
moshuari punon me orar të plotë dhe e nis punën në orën 08:00.
Anthony filloi punën si berber kur ishte vetëm 11 vjeç dhe që nga ajo moshë nuk e ka braktisur profesionin.
I pyetur për jetëgjatësinë e tij,
Mancinelli tha se nuk ka pirë kurrë duhan apo pije alkoolike.
Një arsye se pse vazhdon të punojë, është se i
moshuari qëndron i zënë dhe optimist pas vdekjes së gruas së tij, Carmella, 14 vjet më parë.
Mancinelli jeton vetëm, jo shumë larg sallonit në Neë Ëindsor
Ai i jep vetë makinës, nuk ka nevojë për syza, gatuan vetë dhe shikon televizor, ndërsa ëshët tifoz i madh i wrestling.
Shtuar më 10/10/2018,
ora 20:31