Theri vogëlushen në sy të prindërve, "skizofrenia shqiptare" pushton mediat angleze
Të gjitha gazetat kombëtare dhe ato në veri të Anglisë i kanë kushtuar shkrime shqiptares, Eltiona Skana.

Në mediat angleze gjerësisht është raportuar seanca e parë gjyqësore e mbajtur dje në gjykatën e Mancester-it ku 30-vjeçarja shqiptare akuzohet për vrasjen e Emmily Jones marsin e shkuar. “Daily Mail” e quan: “Skizofrenia shqiptare vrau me thikë vajzën 7-vjeçare”.

Prokurori i çështjes duke lexuar rrethanat e vrasjes i tha gjykatës se Skana, e cili mbërrit në Angli në vitit 2014, ishte fiksuar nga kamerat e sigurisë duke hyrë në një dyqan dhe bleu tre thika.

Më pas ajo iu drejtua një parku duke u ulur në stol. Pak minuta më pas 7-vjeçarja Emmily Jones po bënte xhiro me një motor scooter dhe u godit me thikë në grykë nga Skana. E gjithë skena u pa nga prindërit e vajzës prezent në park. E mitura e gjakosur u transportua me një helikopter, por pas 30 minuta ndërroi jetë.

Eltiona Skana në gjykatë ka pranuar vetëm akuzën për plagoje dhe jo atë për vrasje për të cilën po gjykohet.

Menjëherë pas vrasjes së Emmily Jones, shqiptarja është arrestuar dhe dërguar në një spital të sigurisë së lartë nga ku përmes videolink është duke marrë pjesë në procesin gjyqësor.

Pritet që ky proces gjyqësor të zgjasë një javë. Mesin e javës së ardhshme pritet verdikti i gjykatës mbi këtë rast që ka tronditur të gjithë Anglinë.

Shtuar më 27/11/2020, ora 12:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori