E përlotur, Theresa May jep lajmin për dorëheqjes nga kryeministria
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May pritet që sot të njoftojë datën e largimit të saj. Kjo gjë është bërë e ditur nga disa ministra të kabintetit të saj për BBC.

Burimet thonë se presin që kryeministrja të japë si afat kohor për zgjedhjen e pasardhësit të saj 10 qershorin, që ka gjasa të jetë fillimi i garës zyrtare të lidershipit.

Ajo ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqjen, pas një reagimi nga deputetët e saj kundër planit të fundit për Brexit.
Që nga janari, Parlamenti britanik ka hedhur poshtë marrëveshjen e tërheqjes që Znj. May negocioi me BE-në tri herë.

Përpjekjet e fundit për të gjetur një kompromis formal me Laburistët gjithashtu dështuan. /albeu.com/

Shtuar më 24/05/2019, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori