Theresa May ofron dorëheqjen
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, u ka premtuar deputetëve nga Partia Konservatore, që ajo do të tërhiqet nëse ata do përkrahin marrëveshjen e saj për dalje nga BE-ja. Gjithsesi kryeministrja nuk ka dhënë një datë specifike për largimin e saj. Por nëse marrëveshja kalon, kjo datë pritet të jetë përafërsisht në maja, raporton BBC.

Deputetët kanë votuar që të marrin kontrollin e punëve të parlamentit britanik që nga sot. Një seri e vazhdueshme e votimeve që do ndodhë këtë javë që po vjen, do të tregojë drejtimin që do marrë Brexit.

Kryeparlamentari John Bercow ka përzgjedhur tetë opsione, duke filluar nga anulimi i Brexitit deri tek largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja pa një marrëveshje.
Shtuar më 27/03/2019, ora 19:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori