Theresa May niset nesër për Paris, përballë ka të gjithë "të fortët" e BE-së
Kryeministrja britanike Theresa May duket e vendosur për t'i bërë balle të gjitha kërcënimeve të marra ga shtetet europiane në lidhje me daljen e Britanisë nga BE-ja.

Ajo do të mbajë një takim me Emmanuel Macron në Paris nesër, pasi Presidenti francez mendohet që do të marrë një vendim ashpër në lidhje me bisedimet e Brexit.

May po i kërkon BE-së të shtyjë Brexit-in deri më 30 qershor, por ajo përballet me rezistencë të ashpër nga udhëheqësit e BE-së - sidomos nga Macron - të cilët janë duke u lodhur nga kërkesat e përsëritura dhe nga frika se politikanët euroskeptikë britanikë do të përpiqen të shkatërrojnë BE-në nga brenda nëse Britania e Madhe qëndron në BE.

May do të fluturoje gjithashtu në Berlin nesër për bisedime urgjente me Angela Merkel dhe do të thërrasë disa nga 27 udhëheqësit e tjerë të BE-së në 24 orët e ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2019, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori