Theresa May kandidatja e vetme për kryeministre në Britani
Theresa May ka mbetur kandidatja e vetme për kryeministre në Britaninë e Madhe, pasi kundërshtarja e vetme është tërhequr nga kjo garë.

Andrea Leadsom, e cila u gjend në thumb të kritikave pasi që tha se është me kualifikuar se May pasi që ka fëmijë, ka deklaruar se lufta e gjatë për pozitën e kryeministres “do ta bënte në fund të padëshiruar”.

“May është kandidate ideale për udhëheqjen e Britanisë pas referendumit për largim nga BE-ja”, thuhet në deklaratën e Leadsom për opinionin publik, pasi bëri të ditur që tërhiqet nga gara për ta drejtuar Partinë Konservative, pas largimit të David Cameronit në tetor.

Ministrja e Punëve të Brendshme, May (59) do të bëhej kryeministrja e parë që nga koha e Margaret Thatcher. “Brexit do të thotë Brexit dhe ne do të arrijmë sukses nga ajo”, ka deklaruar May.

“Nuk do të ketë tentim që të mbesim brenda BE-së, do të ketë tentim që përseri të trokasim në ato dyer të mëdha, nuk do të ketë referendum të dytë. Ju siguroj se do të largohemi nga Bashkimi Evropian”, ka thënë May. /albeu.com/

Shtuar më 11/07/2016, ora 16:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori