Britania e Madhe tashmë e ka kryeministrin e ri. Në një prononcim për median, David
Cameron tha se
Theresa May do të jetë
kryeministrja e re e Britanisë së Madhe dhe ajo do ta marrë detyrën të mërkurën në mbrëmje.
Theresa May pritet të emërohet si
kryeministrja e re e Britanisë së Madhe, pasi rivalja e saj e vetme në garën për kreun e partisë, ministrja e Energjisë, Andrea Leadsom, u tërhoq papritur gjatë kësaj të hëne nga gara për të udhëhequr Partinë Konservatore. /albeu.com/
Shtuar më 11/07/2016,
ora 17:44