Vodhën një laptop dhe dy valixhe me pajisje mjekësore, 2 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për vjedhje.

Mësohet se kanë rënë në pranga shtetasit  E. K., 35 vjeç, dhe R. T., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, dhe “Shkatërrimi i pronës”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në Rrugën e Dibrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një laptop dhe dy valixhe me pajisje mjekësore, në një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/


Shtuar 24.02.2023 14:03