Themeluesi i WikiLeaks pranon të kthehet në SHBA pas lirimit të Manningut
Pas vendimit të marrë nga Presidenti në Largim i SHBA-ve, Barack Obama, për shkurtimin e burgimit për Chelsa Manning, themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ka thënë se oferta e tij për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndron ende raporton The Guardian.

I pyetur të enjten nëse tani do të largohet nga ambasada, Assange ka thënë: "I qëndroj pas gjithçka që kam thënë, përfshirë ofertën për të shkuar në Shtetet e Bashkuara, nëse Chelsea Manningut i anulohet dënimi".

Duke folur nga ambasada e Ekuardorit në Londër, të enjten, Assange ka thënë se ka shumë diskutime për të ardhmen e tij që mund të ndodhin para se Manning të dalë nga burgu në maj, duke shtuar: "Unë gjithmonë kam qenë i gatshëm të shkoj në Shtetet e Bashkuara, nëse të drejtat e mia respektohen".

Assange jeton në ambasadë qëkur i është mundësuar azil më 2012. Aktualisht, e vetmja kërkesë publike për ekstradimin e tij vjen nga Suedia. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2017, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori