Themeluesi i WikiLeaks pranon ekstradimin në SHBA por me një kusht
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange në një twet në Twetter ka pranuar publikisht që do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por duke vendosur një kusht ,faljen dhe lirimin e Chelsea Manning.

Ushtari transgjinor, Chelsea Manning është dënuar me 35 vjet burg për dorëzimin e 7 mijë dokumenteve diplomatike të ushtrisë.

WikiLeaks thotë në Twetter: “Nëse Obama i jep faljen Manning, Assange do të bie dakord për ekstradimin e tij në SHBA, pavarësisht anti-kushtetutshmërisë së qartë të Departamentit Amerikan të Drejtësisë”, transmeton Gazeta Shqip

Julian Assange është duke jetuar në Ambasadën e Ekuadorit prej më shumë se katër viteve, pasi iu dha azil për të shmangur ekstradimin në lidhje me përdhunimin e një gruaje në Suedi./albeu.com/


Shtuar më 14/01/2017, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori