Assange: Dështimi i shërbimeve sekrete franceze, i pafalshëm
Julian Assange
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange është shprehur me dyshime për shërbimet sekrete francezepër shkak të mos parandalimit të masakrës ndaj revistës "Charlie Hebdo", transmeton Albeu.com lajmin e IlMessaggero.it.

Sipas Assange, është pikërisht dështimi i shërbimeve sekrete që i mori jetën gazetarëve dhe policëve në Paris.

"Vrasësit ishin xhihadistë të njohur. Nuk ishte nevoja për hetime globale për t'i identifikuar. Cherif Kouachi ishte dënuar për terrorizëm dhe të dy vëllezërit ishin në listën e terroristëve. Ata kanë komunikuar me linja normale telefonike, përpara dhe pas sulmit. Redaksia e “Charlie Hebdo” kishte marrë shpesh kërcënime dhe kjo nuk ishte hera e parë që sulmohej. Pavarësisht gjithë këtyre ndodhi ajo që ndodhi", shprehet themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange.

Ai është shprehur gjithashtu se pas këtij dështimi, duhet shtruar disa pyetje:

"Përse u mbrojtën vëllezërit Kouachi nga Shërbimet franceze? Mos vallë autoritetet donin të kryenin një arrestim spektakolar, për të treguar se po luftonin terrorizmin, por situata u shpëtoi nga duart? Si ka mundësi që “Charlie Hebdo” nuk kishte mbrojtjen e duhur? Si u futën në Francë armët dhe si ranë në duart e xhihadistëve?". /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 21:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori