Momenti kur tanku rus qëllon mbi një të moshuar (VIDEO)

Ky është momenti tronditës kur një tank rus shfaqet për të qëlluar dhe vrarë një të moshuar ukrainas duke ecur në një rrugë në qytetin port të rrethuar të Mariupolit.

Videoja supozon të tregojë një civil duke ecur përgjatë një rruge boshe në qytet, përpara se një automjet ushtarak rus të hapte zjarr dhe të vriste njeriun.

Metodë për eleminimin e dhimbjes së kyçeve nga shtëpia

Pamjet, të cilat nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, së pari tregojnë një tank rus të pozicionuar mes atyre që duket të jenë mbetjet e një ndërtese civile të shkatërruar.

Videoja pastaj shtrihet më gjerë dhe tregon civilin, që besohet të jetë një burrë i moshuar, duke ecur me qetësi në anën e kundërt të rrugës – pa bërë asnjë përpjekje për t’u fshehur apo treguar ndonjë agresion.

Tanku rus pastaj hap zjarr, duke vrarë civilin në çast ndërsa predha godet ndërtesën menjëherë pas tij, në një shpërthim flake dhe tymi.

Njësia e Batalionit Azov të Ukrainës, e cila publikoi pamjet, tha: ‘Pamjet mizore të vrasjes së një banori të Mariupol nga agresoret rus. I moshuari tërhoqi vëmendjen që të mos qëllohej dhe zuzari i Putinit qëlloi mbi një civil të pambrojtur. Kështu duket ‘bota ruse’.

Mariupol ka qenë një nga qytetet më të goditura në Ukrainë, me qytetin nën një breshëri pothuajse të vazhdueshme të bombave ruse. /GazetaExpress/


Shtuar 16.03.2022 21:35