Thellohet lufta tregtare SHBA–Kinë
Pëlqej
Përshkallëzohet më tej lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Uashingtoni lajmëroi fazën e tretë dhe më të madhe të tarifave kundrejt mallrave kineze, që kapin vlerën e 200 miliardë dollarëve.

total nga masat e ashpra preken të paktën 6 mijë produkte aziatike, kryesisht industria ushqimore dhe ajo e tekstileve.

Presidenti Donald Trump i cilëson të padrejta marrëveshjet tregtare të lidhura me vendin aziatik. Më herët SHBA-të vendosën tarifa për mallra që kapnin në total 50 miliardë dollarë, ndërsa Trump kërcënon se do të mbulojë me tarifa të gjithë importin kinez, plot 500 miliardë dollarë.
Shtuar më 18/09/2018, ora 21:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori