Një thes me euro gjenden në krah të autostradës, nuk i dihet pronari
Një "mal me euro" është gjetur në anë të një autostrade në Spanjë.

Paratë e gjetura janë denoncuar në polici nga një burrë, i cili udhëtonte me motor dhe ka parë grumbullin me para të hedhura në tokë.

Sipas policisë, bëhet fjalë për kartëmonedha bankare me vlerë më shumë se 200,000 euro.

Zyrtarët gjetën paratë e braktisura pasi iu përgjigjën një alarmi rreth zbulimit të çuditshëm në autostradën A4 në Tembleque pranë Toledos në Spanjën qendrore.

Tani ata po përpiqen të zbulojnë se kush i zotëronte paratë dhe të zbulojë se pse u hodhën aty.
Shtuar më 29/09/2018, ora 16:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori