The Telegraph: Komplotin në Mal të Zi e organizoi Rusia
E përditshmja britanike "The Telegraph", ka shkuar sot se konspiracioni që Mirko Velimiroviç ka zbuluar para policisë malazeze pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në vend, u duk i rrezikshëm, dhe se pas gjithë kësaj qëndron Rusia.

Vetëm tre muaj pas puçit të parandaluar, dëshmitë e Velimiroviçit dhe një dëshmitari tjetër, Aleksandar Sindjeliç, të dy të kthyer në dëshmitarë pro-prokurorisë, kanë zbuluar planin e konspiracionit.

Ai tregon se ishte i punësuar për të blerë armë dhe për t'i marrë me qira me të cilat do të kryenin një sulm të përgjakshëm ndaj Parlamentit, sulm i cili ishte orkestuar nga zyrtarë të inteligjencës ruse me përkrahjen e Moskës.

Qëllimet ishin të qarta, pasi ishte përcaktuar se kush do të vritej.

Shënjestra e parë do të ishte kryeministri i atëhershëm pro-Perëndimor, Milo Gjukanoviç, i cili do të zëvendësohej me një qeveri pro-rus.

Por, Mali i Zi është i vendosur që t'i bashkohet NATO-s si anëtarja e 29-të e kësaj organizate.

Me këtë, liderët e Rusisë nuk shohin ndonjë arsye pse një vend sovjetik që i ndan vlerat e fesë ortodokse, do të zgjidhte Perëndimin e jo ata. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2017, ora 11:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori