"The Simpson" parashikon një tjetër ngjarje të madhe, habit me saktësinë (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme "Walt Disney" realizoi një prej blerjeve më të rëndësishme të sajat. Bëhet fjalë për kompaninë e famshme të prodhimitfilmave "21st Century Fox".

Për 52.4 biliardë dollarë, të gjitha studiot televizive apo të prodhimitfilmave, si edhe 39% e aksioneve të satelitëve të Fox, i kalojnë tani "Walt Disney".

Por "The Simpson" e dinin këtë gjë që në vitin 1998, ku në një seri të tyren, të titulluar "When You Dish Upon A Star" shfaqet logo e "21st Century Fox", dhe poshtë saj shkruhet "pjesë e Walt Disney".

Sigurisht që kjo nuk është hera e parë që ky serial habit me saktësinë që parashikon disa ngjarje mjaft të rëndësishme.

Në vitin 2000 ata parashikuan se Donald Trump do të ishte presidenti i SHBA-ve. Të gjithë e morën si një shaka pa kripë, ndërsa 16 vite më vonë u kthye në realitetin e Amerikës. /albeu.com/





Shtuar më 15/12/2017, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori