The Guardian: E ardhmja e euros në duart e Aleksis Cipras
Udhëheqësi i partisë SYRIZA, Aleksis Cipras në një intervistë për “The Guardian” është shprehur se dëshironte që Greqia të mbetet në euro por duhej të luftojë kapitalizmin.


Ndërsa gazeta e përshkruan 37 vjeçarin si njeriun që "mban të ardhmen e euros në duart e tij". Ai i përshkroi rritjen e taksave dhe shkurtimet, si "një krim kundër popullit grek"

"Nga njëra anë janë punëtorët, shumica e botës dhe nga ana tjetër kapitalistët, bankierët, etj. Kjo është një luftë midis popujve dhe kapitalistëve. Ky është sistemi ndërkombëtar financiar, ku bankat fitojnë më shumë", thotë ai.

Ndërsa në analizën e kësaj gazete thuhet se një dalje e mundshme e Greqisë nga euro, rrezikon të zhytë Britaninë në një recesion të barabartë me egërsinë e recesionit të viteve 2008-09. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2012, ora 17:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori