Tezja më bëri prostitutë që 17-vjeç, por tani punoj për...
Vetëm në rrugët e Novi Sadit punojnë më shumë se 300 prostituta. Ato jetojnë në mjerim, çdo ditë dhunohen fizikisht nga tutorët, klientët dhe burrat e tyre.

"Fillova të merrem me prostitucion që nga mosha 17-vjeçare. Kam lindur një vajzë dhe duhej të punoja për shkak të saj, që të kemi për të ngrënë dhe për të pirë", rrëfen një vajzë 21-vjeçare në strehimoren e Novi Sadit për punonjëset e seksit.

Ajo ka filluar të punojë si e tillë e nxitur nga tezja e saj.

Jeta e tyre është vetë ferri. Të papuna dhe të varfra, si dhe nuk ka ndonjë vend dhe kohë ku ato nuk pësojnë dhunë nga më të ndryshmet, që nga kalimtarët dhe femrat, ndërsa qëndrojnë përgjatë skajeve të rrugëve.

"Gjëja më e rëndësishme për mua është që fëmija im të ketë çfarë për të ngrënë", thotë kjo grua, transmeton "Zeri.info".

Një grua tjetër thotë: "Dy vjet më parë kam pësuar frakturë të shtyllës kurrizore dhe këmbëve. Ai mendoi se e kisha vjedhur, pothuajse ma preu kokën me thikë. Jam sulmuar dhe jam rrahur. Shpesh më tërheqin nga flokët dhe më shqelmonin. Kur jam me ta e kryej punën dhe ndodh që nuk më paguajnë ose m'i marrin paratë tjera".

"Plotësisht të braktisura"

Vetëm në rrugët e Novi Sadit ka më shumë se 300 prostituta, sipas një sondazhi të Institutit të Shëndetit Publik të Serbisë dhe Shoqatës "Prevent".

shpesh femrat e reja ndërmjet 18 dhe 29 vjeç presin klientët në disa vende standarde të tilla si, lakun e famshëm Kaçka në rrugën për në Beograd. Trupin e tyre shpesh e shesin për 1000 deri 1500 dinarë.

Sondazhi "ProstitucioniSerbi - një fytyrë e mundur", tregon se të gjitha femrat që merren me prostitucion jetojnë në varfëri të skajshme.

"Ato janë plotësisht të braktisura nga familja, nuk kanë kurrfarë mbështetjeje dhe spiralja e tyre e dhunës së pësuar fillon praktikisht që nga fëmijëria", thotë autorja e studimit, Gordana Stojakovic, nga iniciativa qytetare "STRIKE".

"Ne kemi hasur vajza që janë krejtësisht analfabetë, të paarsimuara, kështu që nuk kanë asnjë mundësi tjetër. Ato kanë një status shumë problematik martesor, dhe shpesh janë të pastreha dhe refugjate", tha Stojakovic për "DW".

Femrat zakonisht thonë se ato ishin të detyruara në prostitucion për të mbijetuar, sepse nuk mund të gjejnë punë tjetër. Një tjetër grua tregon sesi filloi ta ofrojë trupin e saj në internet vetëm në të pesëdhjetat e saj. Për shkak të moshës, thotë ajo, nuk kishte gjetur punë as edhe si pastruese.

Gordana Stojakovic shtron pyetjen nëse prostitucioniSerbi thjesht mund të quhet "punë seksi", sepse gratë janë të detyruara të prostituojnë për shkak se ato nuk kanë asnjë mundësi tjetër.

Tutorët ecin lirshëm

ProstitucioniSerbi trajtohet si kundërvajtje dhe është i rregulluar nga një artikull i vetëm i Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike.

Personat që merren me prostitucion rrezikojnë 30 deri në 60 ditë burg dhe gjobitje me të holla. Këto ndëshkime, megjithatë, prostitutat shpesh nuk mund t'i paguajnë dhe përfundojnë në burgun e grave në Pozharevc.

Rrjetin e ndërmjetësimit e përbëjnë tutorët dhe trafikantët e njerëzve, ndërsa legjislacioni trajton ata me dispozitat e Kodit Penal.

Iniciativa qytetare "STRIKE" thotë se vendi po përballet me sukses me trafikantët, por kjo nuk mund të thuhet për tutorët.

"Dallimi është se trafikimi i qenieve njerëzore është i ndaluar dhe trafikantët janë goditur fuqishëm. Tutorët kanë mbetur të paprekur, sepse Evropa nuk ka një qëndrim të unifikuar për prostitucionin, kështu që kjo çështje ka mbetur pezull", tha Gordana Stojakovic.

Ajo shtoi se ndryshimet në ligjin që forcon dënimet për prostitutat ka bërë që prostitucioni të futet në sferën e krimit.

Kjo, beson ajo, vetëm mund ta bëjë situatën edhe më keq, sepse gratë nuk do të largohen nga prostitucioni, por do të duhet të punojnë për mjedisin kriminal.


Për institucionet, të padukshme

Një analizë serioze mbi bazën e së cilës do të krijoheshin standarde të ndryshme, megjithatë, nuk ka. Anketa e fundit daton në vitin 2013 dhe përfshin vetëm Novi Sadin.

Thjesht adoptimi i zgjidhjes së këtij problemi, sipas shembullit nga Norvegjia, Suedia apo Gjermania, nuk është i mjaftueshëm, për shkak se shoqëria nuk është e vendosur në të njëjtën fazë të zhvillimit.

Përveç kësaj, në Serbi nuk ka programe për parandalimin dhe heqjen dorë nga prostitucioni, dhe as ndonjë program për të ndihmuar gratë që merren me prostitucion.

Serbi ka mbijetuar vetëm një strehimore për prostitutat. Ajo u hap nga NGLO-ja "Prevent" pranë lakut Kaqka në Novi Sad.

Në të çdo ditë, qëndrojnë deri në dhjetë gra, dhe përveç ndarjes së prezervativëve dhe lubrifikantëve, ofrohen edhe shërbime për testimin për HIV dhe hepatit, lavanderi, dushe, ndihmë nga gjinekologët, juristët, psikologët dhe punonjësit socialë. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2017, ora 08:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori