Testi bërthamor, shefi i Pentagonit kërcënon Korenë e Veriut
Pëlqej
Shefi i Pentagonit, James Mattis thotë se çdo kërcënim për SHBA-në ose aleatët e saj, nga Koreja e Veriut do të përballet me një reagim masiv ushtarak.

Komentet e tij erdhën pasi mori pjesë në një takim të sigurisë kombëtare, me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump.

Peniani thotë se ka testuar me sukses një armë bërthamore më të përparuar, një bombë hidrogjeni që mund të ngarkohej në një raketë me rreze të gjatë.

Koreja e Veriut ka sfiduar sanksionet e OKB-së dhe presionin ndërkombëtar për të zhvilluar armë bërthamore dhe raketa provë, që potencialisht mund të arrijnë SHBA.

Por, duke folur me gazetarët, jashtë Shtëpisë së Bardhë, Mattis tha se SHBA kishte aftësinë për të mbrojtur veten dhe aleatët e saj, Korenë e Jugut dhe Japoninë, duke shtuar se angazhimet e saj janë të hekurta.

“Çdo kërcënim për Shtetet e Bashkuara ose territoret e tyre, përfshirë Guamin ose aleatët tanë, do të përballet me një reagim masiv ushtarak, një përgjigje efektive dhe të madhe”, tha Mattis.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent të hënën, për të diskutuar një përgjigje ndërkombëtare, sipas misionit të SHBA. /TCH/
Shtuar më 03/09/2017, ora 22:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori