Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
Testi bërthamor i Koresë së Veriut shkakton tërmet, reagon Trump
Testi i radhës bërthamor nga Korea e Veriut ka detyruar Presidentin e Amerikës, Donald Trump që të reagojë.

"Fjalët dhe veprimet e Koresë së Veriut, vazhdojnë të jenë shumë të rrezikshme për Shtetet e Bashkuara”, shkroi ai në Tëitter, ditën e sotme.

Në një seri postimesh, ai shkroi gjithashtu se Koreja e Veriut është një komb komunist, që është bërë një kërcënim dhe turp i madh për Kinën, e cila sipas tij, po përpiqet të ndihmojë por ka pasur shumë pak sukses.

“Ashtu sic kam paralajmëruar, Koreja e Jugut ka kuptuar se bisedimet me Korenë e Veriut nuk do të funksionojnë”, shtoi Presidenti amerikan.

Mësohet së shefi i Shtëpisë së Bardhë ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me Kryeministrin japonez, Shinzo Abe.

Biseda telefonike e Trump me Shinzo Abe ka zgjatur 20 minuta.

Qeveria japoneze ishte e para që njoftoi sot se “Koreja e Veriut ka kryer testin e gjashtë bërthamor pas një dridhjeje të shkaktuar nga njeriu, që u regjistrua në veri të vendit /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2017, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori