Testet bërthamore të Koresë Veriore shkaktojnë rrëshqitje dheu
Pëlqej
Testi i fundit bërthamor i Koresë së Veriut duket se ka shkaktuar disa rrëshqitje të dheut, sipas asaj që besohet të jenë imazhet e para satelitore të pasojave.

Testi i së dielës u zhvillua në zonën malore të Punggye-ri.

Sizmologët amerikanë kishin thënë se tërmeti magnitudë 6.3 është regjistruar verilindje të vendit dhe ishte rezultat i një “shpërthimi të mundshëm”.

“Epiqendra” e tërmetit ndodhet në zonën ku janë kryer testet e mëparshme bërthamore.

Shpërthimi erdhi disa orë pasi kreu i Koresë së Veriut Kim Jong-un u paraqit me atë që media shtetërore tha se ishte një lloj i ri i bombës me hidrogjen.

Kërkuesit i druhen një katastrofe të mundshme natyrore pasi nëse mali në të cilin Koreja Veriore vazhdon të kryejë teste bërthamorë mund të shembet dhe për pasojë mbetjet radioaktive të përhapen. /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2017, ora 19:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori