Një ekstremist maroken ka kërcënuar se do të sulmojë të krishterët në
Vatikan ditën e Krishtlindjeve.
32-vjeçari u kthye në Marok dje pasi policia zbuloi një komplot që ishte për të goditur vendin e shenjtë me një makinë bombë.
I dyshuari për autoritetet italiane, ka pohuar se plani i tij ishte për të sulmuar
Vatikanin duke përdorur një makinë të mbushur me eksploziv dhe kallashnikov dhe se ai kishte mbërritur në Romë me ndihmën e një miku.
Ministri i Brendshëm Italian, Angelino Alfano, e përshkroi këtë situatë duke theksuar që do të ishte një sulm i "pakontrolluar" dhe tha se Marokeni ishte i inkurajuar për të nisur sulme në hakmarrje ndaj shtetin italian pa dhënë arsye.
Kreu i sigurisë në
Vatikan, Domenico Giani, ka deklaruar më herët se Selia e Shenjtë nuk do të ndryshojë zakonet e ose mënyrën e jetesës në dritën e kërcënimeve.
Ai tha se "Ati i Shenjtë nuk ka ndërmend të braktisë stilin e tij, e cila është e bazuar në afërsi, që është në takim të drejtpërdrejtë me njerëzit". /albeu.com/
Shtuar më 08/12/2016,
ora 15:42