Arkitekti i sulmeve të
Parisit, Abdelhamid Abaaoud tani është konfirmuar si i vdekur.
Vëmendja tanimë është përqëndruar tek
terroristi i dytë, i cili është në ikje si nga
policia ashtu edhe nga ISIS Salah
Abdeslam.
Ai është personi më i kërkuar në Evropë dhe fletë me fytyrën e tij janë ngjitur mureve të Francës.
Një faqe belge në internet ka raportuar se ai është ende gjallë dhe se kishte thënë se ishte penduar për pjesën e tij të sulmit, të cilat ‘kishin shkuar larg’.
Duke qenë se
Abdeslam nuk e ka përmbushur planin e ISIS, kjo organizatë është vënë në ndjekje të tij dhe të familjarëve të tij. /Albeu.com/
Shtuar më 19/11/2015,
ora 22:45