“Ky ishte tërmet!” Banorët e BBV ndiejnë lëkundjet, Luizi shqetësohet menjëherë për Kiarën (VIDEO)

Lëkundjet e tërmetit që tronditën Shqipërinë janë ndjerë edhe në shtëpinë e Big Brother VIP.

Banorët kanë qenë duke biseduar me njëri-tjetrin pak para se të binte tërmeti, ndërsa në momentin që janë ndjerë lëkundjet kanë lëvizur të gjithë disi në panik.

Ajo që bie në sy është reagimi i Luizit, i cili menjëherë shqetësohet për Kiarën dhe kërkon që ajo të dalë nga tualeti. Pas këtij momenti banorët fillojnë të dalin në oborr.

@big_brother_vip23 #luizejlli #meluizin #kiaratito #butrintimeri #viral #fyp #fypシ #oltagixhari #kejvina__kthella #albania ♬ original sound – Big_brother_vip22

Kujtojmë që tërmeti që u ndje në vend ishte i magnitudës 4.7 i shkallës Richter dhe u shoqërua nga paslëkundje. /albeu.com


Shtuar 15.01.2023 23:39