COVID/ 13 viktima në Maqedoni, bilanci i 24 orëve të fundit

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 432 raste të reja me koronavirus nga 2.663 teste teste të kryera dhe 13 viktima.

Të infektuarit janë konfirmuar si më poshtë:

Shkupi – 142, Manastiri – 47, Prilep – 31, Kumanova – 22, Kavadari – 19, Tetova, Velesi dhe Koçani nga 18, Shtip dhe Radovishi nga 12, Demir Hisar – 9, Gjevgjelia, Resnja dhe Dellçeva nga 8, Vinica – 7, Gostivari, Negotino, Kriva Pallanka, Berova dhe Kratovë nga 6, Ohri dhe Kërçova nga 5, Strumica – 4, Krusheva – 3, Makedonska Kamenica – 2, Bogdanci, Demir Kapia, Pehçeva dhe Dojrani nga 1.

Po ashtu, bëhet e ditur se Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 448 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar 13 viktima. Prej tyre, 4 ishin nga Shkupi (45, 78, 88 dhe 90), 2 të vdekur nga Kumanova (42 dhe 70), Manastiri (51 dhe 68) dhe Prilepi (66 dhe 70), dhe një nga Dellçeva (74), Velesi (79) dhe Koçani (55).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vend që nga fillimi i epidemisë është 207.998, numri i të shëruarve është 192.370, numri i të vdekurve është 7.294, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.334./albeu.com/