E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Terroristët e ISIS kërcënojnë me hakmarrje pas vrasjeve në Zelandën e Re
ISIS u bën thirrje ndjekësve të “marrin hak” për sulmin terrorist të Zelandës së Re, shkruan Independent.

ISIS u ka bërë thirrje pasuesve të saj të hakmerren për sulmin terrorist kundër myslimanëve në Zelandën e Re javën e kaluar, në një mesazh të rrallë nga figurat e saj më të larta.

Zëdhënësi i grupit, Abu Hassan al-Muhajir, thyen një heshtje gjashtë mujore për t’u bërë thirrje mbështetësve të ISIS që të “marrin hak për fenë e tyre” në regjistrimin audio 44 minutëshe.

“Kjo masakër në këto dy xhami nuk është më shumë se një tragjedi tjetër midis tragjedive të kaluara dhe të ardhshme, të cilat do të pasohen nga skena të forcës që arrijnë të gjithë ata që u mashtruan të jetojnë mes politeistëve”, tha ai në mesazhin e shpërndarë nga Al-Furqan, një organizatë mediatike e lidhur me ISIS.

“Skenat e vdekjes në dy xhami janë të mjaftueshme për të zgjuar gjumin dhe nxitur mbështetësit e kalifatit që jetojnë atje, për t’u hakmarrë për fenë e tyre dhe për bijtë e Umetit të tyre, të cilët vriten kudo në botë”.

Sulmi në Christchurch, Zelanda e Re, la 50 të vdekur në dy xhami gjatë lutjeve të mesditës. Një 28-vjeçar australian është i dyshuari kryesor, dhe e quajti veten një nacionalist i bardhë për t’u hakmarrë ndaj sulmeve në Evropë nga myslimanët.
Shtuar më 19/03/2019, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori