Militantë të grupit
terrorist të Al
Shabaab kanë vrarë dy
mësues në një shkollë në Kenia, në kufi me Somalinë.
Grupi
terrorist ka marrë përgjegjësinë për sulmin. “Natën e kaluar kemi vrarë dy
mësues jo myslimanë, pasi kemi sulmuar shkollën në fshatin Arabov”, tha Abdiasis Abu Musab, një prej liderëve të grupit
terrorist.
Terrositët e Al
Shabaab, të lidhur me Al Qaeda, synojnë të rrëzojë qeverinë e mbështetur nga OKB-ja në
Somali dhe të imponojë interpretimin e rreptë të Islamit.
Militantët kanë shtuar sulmet edhe në Kenia që pas dërgimit të trupave në
Somali në vitin 2011.
Shtuar më 10/10/2018,
ora 23:32