“Terror” në rrugët e Londrës (FOTO-VIDEO)

Më shumë se 2000 oficerë të Policisë Metropolitane, të armatosur deri në dhëmbë, kanë marrë pjesë në një stërvitje duke simuluar një sulm terrorist në Londër.

Disa prej policëve janë shtirur si terroristë, të cilët kishin kallashnikov AK-47 dhe bomba, dhe që kishin sulmuar një qendër tregtare.

Stërvitja është pjesë e planit të autoriteteve britanike për t’u përballur me sulmet terroriste, shkruan Daily Mail.

Pas sulmeve të Parisit më 13 nëntor, Policia Metropolitane është në një gatishmëri të lartë dhe këmbëngulin se janë të përgatitur të përballen me çfarëdo lloj situate që mund t’ju paraqitet. /albeu.com/


Shtuar më 02/12/2015, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori