Masakroi dhe ndau në 4 valixhe trupat e çiftit Pasho, Elona Kalesha mbetet në burg

36 vjeçarja shqiptare Elona Kalesha është lënë në burg për vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Pasho,  prindërit e ish-të dashurit  të saj Taulant Pasho.

Shpëtim dhe Teuta Pasho u zhdukën në Firence në 2015 dhe eshtrat e tyre u gjetën dhjetorin e kaluar në katër valixhe të braktisura në një fushë mes burgut të Sollicciano dhe autostradës Firence-Pisa-Livorno.

Masa me burg u vendos nga gjyqtari Angelo Pezzuti, i cili hodhi poshtë kërkesën për ndryshim të masës paraprake e paraqitur nga dy avokatët Federico Febbo dhe Antonio D’Orzi.

Avokatët, të cilët pretendohet se kanë vepruar në bashkëpunim me vëllain e saj të vogël Denis Kalesha dhe ish të dashurin e saj Taulant Pasho, kërkuan ndryshim të masës së arrestit, ose aplikimin e arrestit shtëpiak.

Në kërkesën e paraqitur, ata theksuan se ADN-ja e 36-vjeçares nuk ishte gjetur në dorezat e valixheve ku ishin fshehur kufomat e çiftit Pasho.

Nën hetim për ngjarjen makabre janë gjithashtu  edhe Denis Kalesha, vëllai i vogël i Elonës dhe ish i dashuri, Taulant Pasho, i biri i çiftit të ndjerë shqiptar.

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes së tyre,  pranë burgut në Solliciano.

Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nga ata nuk u mor vesh asnjë lajm dhe vajza e tyre ishte në kërkim prej vitesh.

Tashmë e akuzuara për krimin është Elona Kalesha, që në kohën e zhdukjes së çiftit ka qenë e dashura e djalit të tyre, Taulantit, i cili ndodhet pas hekurave.


Shtuar 18.05.2021 20:57