Tërmeti që goditi Meksikën, më i fuqishmi në 100 vjet
paku 15 veta kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi Meksikën orët e para të mëngjesit.

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti me fuqi prej 8.1 shkallësh të Rihterit ka lëkundur brigjet e Oqeanit Paqësor, rreth 150 kilometra në jugperëndim të qytetit Tres Pikos të Meksikës.

“Ky është tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në vendin tonë, në së paku 100 vjetët e fundit”, tha presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto.

Për Meksikën është lëshuar paralajmërim për cunami, me mundësinë e valëve deri në tri metra. /albeu.com/

Shtuar më 08/09/2017, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori